TALENTI
14-vjeçari debuton me asist në Ligën e Parë
10 March, 2021 @19:30
Është vetëm 14 vjeç. Por, mosha e re nuk i ka penguar talentit Larson Ferati që të bëjë debutimin në Ligën e Parë.
Ferati ka debutuar sot si lojtar i Onix-it, në ndeshjen e zhvilluar ndaj Drenasit.
Ai pati paraqitje të mirë madje edhe të asistuar në golin e dytë të Onix-it, megjithëse në fund fituese doli skuadra e Drenasit me rezultat 4-2.
Ferati me këtë paraqitje dha shenjë se do të jetë një emër i përfolur shpesh në futbollin kosovar dhe pse jo edhe përtej kufijve të vendit.