NGA INFORMATORI NR 27
1500 euro dënime nga FBK-ja për xhiron XXVII
11 March, 2020 @16:26
FBK ka publikuar dje Informatorin e radhës për ndeshjet e xhiros XXVII të Superligës së Kosovës në basketboll, ku përveç mbarëvajtjes së garave, regjistrimit të rezultateve janë përcaktuar edhe gjobat për mosrespektim të Propozioneve të Garave.
Kështu, nga ndeshja Feronikeli - Bashkimi janë në total 800 euro dënime, të gjitha për gabime teknike ku Stevie Clark i Bashkimit, Fisnik Juniku i Feronikelit si dhe trajnerët e të dyja skuadrave kanë marrë dënimet përkatëse, nga 100 për lojtarë dhe 300 për trajnerë.
Përballja mes Prishtinës dhe Yllit ka regjistruar një dënim të vetëm, për Rilind Krasniqin e Yllit 100 euro për GT.
Ndërsa dueli tjetër dhe i vetëm ku gjoba është dhënë për shkak të sjelljes së tifozëve është Peja - Rahoveci, ku janë regjistruar hedhje të petardave në parket, që do t’i kushtojnë verdhezinjëve fitues me 600 euro.
Dueli i vetëm ku s’është raportuar asnjë gjobë është ai mes Lipjanit dhe Trepçës, derisa Prizreni ka pushuar.