KUPA e KOSOVËS
2 Korriku eliminon Malishevën pas vazhdimeve
13 December, 2020 @16:35
Përballja mes Malishevës dhe 2 Korrikut është dashur të shkojë në vazhdime për të gjetur fituesin e ndeshjes.
Pasi që mysafirët nga Prishtina kishin avancuar herët me Djellon Dragushën, në pjesë të dytë goli i Edon Koxhës për vendasit kishte vendosur barazinë në lojë, që nuk u thye deri në fund të 90-minutave.
E në vazhdime, edhe më shumë gola dhe më shumë dramë për fitoren e 2 Korrikut, përfundimisht pas 120-minutave 2-3 [Edon Koxha 65, Albion Rrahmani 118 - Djellon Dragusha 10, Flamur Bajrami 104, Miftar Avdiu 117].
Fitorja e 2 Korrikut çon ekipin në të tetën e finales së Kupës së Kosovës, derisa Malisheva që po synon Superligën, i mbetet të koncentrohet vetëm në ligë përgjatë pranverës.