DISCIPLINA
€20 mijë gjobë për thirrje raciste ndaj Skënderbeut
16 October, 2015 @22:17
Lokomotiva e Moskës është gjobitur me 20 mijë euro nga UEFA-ja për thirrje raciste në ndeshjen përballë Skënderbeut në Moskë në kuadër të Europa League.
Një pjesë e publikut në Moskë kishte brohoritur, ‘vrite-vrite shqiptarin’ dhe gjëra të tilla, me ç‘rast mbrojtësi kroat i Skënderbeut, Marko Radas, i kishte bërë të ditur referit të ndeshjes dhe kishte kërkuar ndaljen e thirrjeve raciste.
UEFA gjithashtu ka kërkuar mbylljen e tribunës nga kishin ardhur thirrjet për ndeshjet e radhës në grup të Lokomotivës në Europa League.