Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

20 VJET PAS: SHQIPËRIA 2-1 GREQIA

20 vjet nga fitorja e madhe e Shqipërisë

20 vjet nga fitorja e madhe e Shqipërisë


4 September, 2024 @12:08

Në datën e sotme, 4 shtator, janë bërë 20 vjet prej se Shqipëria në Tiranë, atëherë në “Qemal Stafa” kishte befasuar kampionin aktual të Evropës që kishte fituar EURO 2004 Greqinë.

Një fitore e madhe, në një atmosferë të paharrueshme kishte ardhur për kuqezinjtë, veçanërisht pas golit të stilit “torpedo” të Ardian Aliajt nga gjuajtja e lirë - që kishte çuar në delir tribunat e vjetra të “Qemal Stafës”.

Shqipëria kishte fituar ndeshjen 2-1 kur kishte shënuar shpejt me Edvin Muratin (3’) dhe Adrian Alijan (11’), ndërsa përkundër golit të grekëve me Stelios Giannakopoulos (38’) kuqezinjtë e drejtuar atëherë nga selektori Hans-Peter Briegel, luftuan deri në fund për të siguruar fitoren me këtë rezultat.

Për kuqezinjtë atëherë në 11-shen startuese u paraqitën: Foto Strakosha; Elvin Beqiri, Adrian Aliaj, Edvin Murati, Besnik Hasi, Lorik Cana, Altin Lala, Ervin Skela, Kloadian Duro (Ardit Beqiri), Florian Myrtaj (Mehmet Dragusha) dhe Igli Tare. Në bankë rezervë kishin qëndruar: Bledi Shkëmbi, Elion Lika, Henri Ndreka, Rezart Dabulla dhe Alban Bushi.

Përndryshe, dueli i kishte sjellë fitore të madhe në duelin gjerman të selektorëve Briegelit të Shqipërisë, pasi që kishte mposhtur kampionin evropian aktual Otto Rehhagel, që ishte timonier i Greqisë.

 


 
Të gjitha lajmet nga