Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KD I FIFAs

3 inicime disiplinore ndaj Serbisë nga FIFA

3 inicime disiplinore ndaj Serbisë nga FIFA


5 December, 2022 @14:21

FIFA ka inicuar 3 procedura disiplinore ndaj Serbisë pas ndeshjes së fundit të tyre ndaj Zvicrës. Sipas raportimeve nga mediat, Komisioni Disiplinor i FIFAs ka hapur procuedurë për:

Neni 12. Sjellje josportive të lojtarëve dhe personave zyrtarë,

Neni 13. Diskriminimi,

Neni 16. Siguria në ndeshje.

Kujtojmë, ndeshja Serbia - Zvicra përfundoi në të mirë të zviceranëve, që fituan 2-3 dhe siguruan të tetën e finales së Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Sjelljet e ekipit dhe stafit serb, u panë edhe nga televizori për ofendime drejtuar shqiptarëve në ekipin zviceran, ndërsa është kapur për fyti Granit Xhaka, që qëndronte gjakftohtë. Gjithashtu, selektorit serb Dragan Stojkovic i janë lexuar ofendimet dhe sharjet, drejtuar shqiptarëve.

Mbetet të shihet se çfarë dënimesh do t’i jep FIFA Federatës së futbollit të Serbisë pas këtyre masave disiplinore të ngritura.

Përndryshe, për Zvicrën nuk është inicuar asnjë procedurë disiplinore për këtë ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori