GJAKOVË
3 përforcime për 2 ditë te Vëllaznimi
19 December, 2014 @0:22
Vëllaznimi i udhëhequr nga Genc Hoxha, ka nisur të përforcohet për pranverën, që pritet të jetë e ngrohtë këtë stinor në Superligë.
Gjakovarët kanë marrë 3 futbollistë të Deçanit brenda dy ditëve, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit në rrjetin shoqëror Facebook, derisa pretendimet e tyre tashmë janë ngritur.
Treshja e Deçanit në Gjakovë
Mbrojtësi Ragip Mazrekaj, pastaj mesfushori Bledor Alimusaj si dhe kapiteni i ekipit të Deçanit, Rexhep Daci - janë përforcimet e kuqezinjëve që pritet të regjistrohen në mini afatin kalimtar në Federatë.
Vëllaznimi ka pasur një stinor të luhatshëm në Superligë, duke përfunduar në vend të tetë me 19 pikë pas 16 ndeshjeve të zhvilluara.
Pranverën e nisin me derbi
Edhe kapiteni i gjakovarëve, Robert Gjeraj, në një pronocim të tijin për të përditshmen Zëri kishte thënë se, “puna e jashtëzakonshme e lojtarëve e ka mbajtur klubin në këtë pozitë, pasi që me kushtet që i kishim vështirë se këtë do ta përballonte ndonjë skuadër tjetër,” derisa në fund kishte theksuar se ekipit i duhen përforcime dhe riorganizim, por prapëseprapë gjithçka varet nga kryesia.
Në xhiron e parë të stinorit pranveror, Vëllaznimi në Gjakovë pret Prishtinën në derbin e moçëm të Superligës.