JUVENTUS
Lider për Vitin e Ri
19 December, 2014 @0:05
Juventus, si kampion aktual i Italisë dhe lider i Serie A-së, arriti një fitore të lehtë sonte ndaj Cagliarit si mysafir.
Golat e shpejtë nga Carlos Tevez dhe Arturo Vidal, brenda 15 minutave të para të lojës, veçse kishin përcaktuar fituesin para se rezultati përfundimtar të vendoset në 1-3.
Goli i argjentinasit Tevez, ka qenë i dhjeti për këtë stinor
Mirëpo, trajneri i juventinëve, Massimiliano Allegri, përkundër fitores ka thënë se ka qenë i befasuar për të mirë nga sistemi i lojës së Cagliarit të Zdenek Zemanit.
“Natyrisht është e rëndësishme që fituam dhe siguruam pushimet e Vitit të Ri si lider në tabelë, mirëpo kam qenë i befasuar për të mirë nga dëshira e madhe e Cagliarit, taktika e trajnerit Zeman dhe shumëçka nga loja e tyre,” ka thënë Max Allegri pas ndeshjes, raporton Foot Italia.
Të hënën Superkupa italiane
Për ata që pyesin se pse Juventus luajti sonte të enjten mbrëma ndeshjen e Serie A-së, duhet të theksohet se Bianconerët do të udhëtojnë gjatë fundjavës në Katar, ku do të luajnë finalen e Superkupës italiane ndaj Napolit të hënën.
Napoli, gjithashtu luajti sonte ndeshjen e fundit të vitit në Serie A, duke mposhtur Parmën 2-0 me anë të golave të Daniel Zapata dhe Dries Mertens.