Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FFK

380 mijë euro për të drejtat televizive

Foto: FFK

380 mijë euro për të drejtat televizive


3 September, 2020 @16:11

Tashmë ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll, që do të merr formë tjetër nga stinori 2020/21 për shkak të shkurtimit të saj në vetëm 10 skuadra, do të transmetohen nga platforma ArtMotion & KlanKosova.

Sipas FFK-së, oferta më e lartë e tyre prej 380 mijë eurove dhënë për të drejtat ka qenë vendimtare në përcaktimin e fituesit, derisa pas tyre është renditur Kujtesa & T7.

“Komiteti Ekzekutiv i FFK-së me unanimitet ka miratuar rekomandimin e Komisionit, duke e shpallë fituese të të drejtave televizive të Superligës ofertuesin ArtMotion & Klan Kosova dhe i njëjti do t’i marrë këto të drejta pas nënshkrimit të kontratës,” është thënë në njoftimin e FFK-së.

Deri tani transmetues i Superligës së Kosovës ka qenë Digitalb nga Shqipëria me kanalet e tij Supersport dhe pas shumë vitesh, ata nuk do të kenë të drejtat për të transmetuar Superligën.

Për më tepër, FFK ka bërë të ditur se çmimi i shitjes së të drejtave është ngritur dukshëm në krahasim me vitet e kaluara.

“Vlen të theksohet se sivjet për dallim nga vitet e kaluara KE i FFK-së ka vlerësuar se është shënuar ngritje e konsiderueshme e çmimit të shitjes së të drejtave televizive. Kjo është e mirëseardhur për klubet, pasi e gjithë shuma e kësaj kontrate do t’i ndahet 10 klubeve të Superligës, të cilat këtë vit do të kenë të ardhura dukshëm më të mira nga të drejtat televizive se sa në vitet paraprake,” ka përfunduar njoftimi i Federatës lidhur me temën e fituesit të të drejtave televizive për transmetim të Superligës për sezonin 2020/21.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga