GRUPI H: DORTMUND - REAL MADRID
400 ndeshje, 411 gola, Ronaldo shkëlqen, Reali fiton
26 September, 2017 @22:38
Përkundër rekordit jo aq pozitiv në takimet e luajtura në Gjermani, Real Madridi sonte ka shënuar fitore ndaj Dortmundit me rezultat 1-3, fitore e cila është e para për Realin ndaj kësaj skuadreje në Gjermani.
Gareth Bale i dha epërsinë fillestare Realit me një supergol, derisa dy golat e tjerë u shënuan nga Cristiano Ronaldo. Për Dortmundin, që mbetet pa pikë pas dy xhirove në grup, goli i vetëm u shënua nga Aubameyang.
Kur jemi te statistikat, kjo ishte paraqitja e 400 për Ronaldon me fanellën e Real Madridit, ndërsa 2 golat e shënuara sonte bëjnë që ai tashmë të ketë 411 gola në këto 410 paraqitje për Realin.
Në ndeshjen tjetër të grupit, spektakli i takoi Harry Kanet, i cili shënoi hat-trick për fitoren e Tottenhamit në udhëtim te APOEL-i. Ky ishte hat-tricku i 6 i Harry Kanet në kuadër të vitit kalendarik 2017, gjë që e dëshmon edhe një herë formën fantastike që po e kalon ky lojtar.