Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

5 për fundjavë!

5 për fundjavë!


Shkruan: G.P

17 September, 2021 @21:34

Mesjava që lamë pas dhuroi plot ndeshje të mira në garat evropiane, e fundjava si zakonisht vjen me ndeshje nga ligat e shteteve të ndryshme.

Për 5 ndeshjet për t’u shikuar këtë javë kemi zgjedhur 2 të ditës së shtunë dhe 3 të ditës së diel. Për fat të keq, ka raste kur dy ndeshje të mira luhen në të njëjtën kohë dhe ne duhet të zgjedhim se cilën duam ta shikojmë...apo ndoshta i shikojmë të dyjat nga pak, apo në dy ekrane të ndryshme…

1. Burnley - Arsenal (e shtunë, 16:00)

Arsenali fitoren e parë sezonale e gjeti fundjavën e kaluar ndaj Norwichit në shtëpi. Ishte ndeshje që duhej fituar dhe Arsenali e fitoi.

Këtë fundjavë vjen udhëtimi te Burnley i papërshtatshëm.

Dje Sean Dyche, trajneri i Burnleyt, nënshkroi kontratë të re 4-vjeçare me klubin nga Turf Moor, një marrëveshje e re plotësisht e merituar nga njeriu që e ka bërë Burnleyn skuadër shumë stabile për vite me radhë në Premier League.

Ndeshja e së shtunës mund të përfundojë në çdo mënyrë të mundshme, pasi që Burnley në shtëpi është gjithmonë i fortë. Mund të mos jetë shumë e bukur, por do të jetë ndeshje e fortë. Arsenali duhet të tregojë se mund të fitojë edhe ndaj skuadrave tjera që nuk mbrohen si Norwich dhe ndaj Burnleyt do të jetë një mundësi e mirë

2. Atletico Madrid - Athletic Bilbao (e shtunë, 16:15)

Xhiron e kaluar, Atletico fitoi në minutën e 9’ shtesë të ndeshjes, duke ritreguar që është skuadër me karakter të fortë dhe që nuk dorëzohet deri në fund dhe skuadër që di t’i marrë pikët e plota edhe kur nuk luan mirë.

Këtë fundjavë, Atletico ka punë me Bilbaon, humbja ndaj të cilit prillin e sezonit të kaluar për pak sa nuk i kushtoi me humbjen e titullit kampion.

Rikthimi i Griezmann, Barcelona që s’është në më të mirën e saj dhe Reali jo fort stabil, mund të jenë mundësi e mirë që Atletico ta mbrojë titullin kampion në Spanjë sivjet.

Ndeshja ndaj Bilbaos këtë të shtunë është një prej atyre ndeshjeve ku mund të lëshohen pikët dhe është një ndeshje për t’u shikuar.

3. Tottenham - Chelsea (e diel, 17:30)

Tri fitore në tri ndeshjet e para e më pas një humbje nga Crystal Palace. Kështu filloi sezoni për Tottenhamin e Nuno Espirito Santosit në Premier League. Në anën tjetër, Chelsea ka 3 fitore dhe 1 barazim, ndaj Liverpoolit në Anfield.

Bashkë me Cityn, Chelsea ka skuadrën më të kompletuar në ligë dhe ardhja e Lukakus mund të jetë ajo “copëza e vogël” që i mungonte ekipit londinez për ta fituar titullin kampion sivjet. Për dallim nga sezoni i kaluar, kur te Chelsea shpërdoroheshin shumë raste për shënim nga faza sulmuese, kjo këtë vit nuk do të ndodhë dhe kjo mund ta bëjë dallimin sa i përket titullit kampion në fund.

Mungesë e madhe për Tottenhamin të dielën do të jetë Tanganga, që e neutralizoi totalisht Sterlingun e Grealishin në xhiron hapëse, dhe që në përgjithësi është fantastik në detyrat defansive. Në anën tjetër, Chelseat do t’i mungojnë Pulisic e Kante.

Siç ka qenë zakonisht, edhe kësaj radhe kjo ndeshje do të jetë e mirë!

4. PSG - Lyon (e diel, 20:45)

Befasinë më të madhe në ndeshjet e mesjavës në garat evropiane me shumë gjasë e shkaktoi Club Brugge belg, që e ndali Parisin në barazim. Për më tepër, belgët kishin më shumë raste për shënim se francezët, që startuan për herë të parë me treshen Neymar - Mbappe - Messi në sulm.

Të dielën mbrëma, Parisi përballet me rivalin e vjetër, Lyonin e Xherdan Shaqirit. Ky i fundi te Lyoni debutoi me asistim në fitoren e fundjavës së kaluar.

Për dallim nga Parisi, Lyoni e fitoi ndeshjen e vet në Evropë, i mposhti Rangersat 0-2 në Skoci në kuadër të Europa League, dhe këtë fundjavë do t’i tentojë t’i befasojë parisienët.

Atë që e bëri Lille sezonin e kaluar, vështirë se do ta bëjë Lyoni apo dikush tjetër në Ligue 1 sivjet, por kjo ndeshje e së dielës do të jetë e mirë. Parisi do të jetë pa Mbappen, e ndoshta do ta shohim edhe golin e parë të Messit te skuadra e tij e re.

5. Juventus - Milan (e diel, 20:45)

Nuk mbaj mend kur Juventusi e ka nisur një sezon në Itali më keq se këtë sezon. Fitorja ndaj Malmos në mesjavë mund të jetë në nismë e mirë, që fitoret të rikthehen edhe në ligë, e për këtë do të shohim, duke filluar nga ndeshja e së dielës ndaj Milanit.

Rossonerët u mposhtën nga Liverpooli të mërkurën, por nga Anglia u kthyen me kokën lart. Në ligë kanë filluar mirë dhe do të donin që formën e mirë ta vazhdonin. Një fitore ndaj Juventusit në Torino do të ishte e madhe për ta.

Kujtojmë që sezonin e kaluar Milan fitonte 0-3 ndaj Juventusit në Torino.

Mungesa kanë të dyja skuadrat, ndërkohë që formacionet e mundshme të skuadrave janë këto:


BARCELONA 0-3 BAYERN

Makineria e Bayernit pa probleme në Camp Nou

Champions League/Bundesliga/La Liga

Makineria e Bayernit pa probleme në Camp Nou

14/09/21 @ 22:49

SEVILLA - SALZBURG

4 penallti, 2 huqje, përfundon me barazim

Champions League

4 penallti, 2 huqje, përfundon me barazim

14/09/21 @ 21:20

GRUPI F: YOUNG BOYS - MANCHESTER UNITED

Paraqitje e dobët, United mposhtet në Bern

Champions League

Paraqitje e dobët, United mposhtet në Bern

14/09/21 @ 20:50

STAR OF THE GAMEWEEK

Torvioll Stullqaku (KF Malisheva) - Ylli i javës (4)

FFK Superliga

Torvioll Stullqaku (KF Malisheva) - Ylli i javës (4)

17/09/21 @ 10:59

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (4)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (4)

17/09/21 @ 10:44

SHQIPËRIA 1-1 KOSOVA

Limani shënon, për pikë ndaj Shqipërisë

Kosova

Limani shënon, për pikë ndaj Shqipërisë

16/09/21 @ 22:07

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (6)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (6)

22/09/24 @ 22:56

FITORE E THELLË!

Shpërthejnë në pjesë të dytë, Dinamo mban hapin me kreun duke demoluar Flamurtarin

FFK Liga e parë

Shpërthejnë në pjesë të dytë, Dinamo mban hapin me kreun duke demoluar Flamurtarin

22/09/24 @ 21:57

FITORE E PRIZRENASVE

Bashkimi mposht thellë Vëllaznimin

FBK Superliga

Bashkimi mposht thellë Vëllaznimin

22/09/24 @ 20:57

DERBI PEJAN, RILINDJES 1974

Rilindja 1974 fiton derbin pejan ndaj Besa Pejës

FFK Liga e parë

Rilindja 1974 fiton derbin pejan ndaj Besa Pejës

22/09/24 @ 20:50

GOLI I PARË I STINORIT

Milot Rashica shënon golin e parë të stinorit me Besiktasin

International/Sportistë shqiptarë në botë

Milot Rashica shënon golin e parë të stinorit me Besiktasin

22/09/24 @ 20:18

PAS PJESËS SË PARË

Bashkimi ndalë Vëllaznimin në 3 pikë në çerek të dytë!

FBK Superliga

Bashkimi ndalë Vëllaznimin në 3 pikë në çerek të dytë!

22/09/24 @ 19:54

RRESHTOJNË FITORET!

Fitorja e katërt për Malishevën, Gjilani i kthehet disfatës!

FFK Superliga

Fitorja e katërt për Malishevën, Gjilani i kthehet disfatës!

22/09/24 @ 19:06

FORMACIONET ZYRTARE

Bashkimi-Vëllaznimi, 5-shet startuese

FBK Superliga

Bashkimi-Vëllaznimi, 5-shet startuese

22/09/24 @ 18:56

DRITA FITON DERBIN

Drita i kthehet fitores, duke fituar derbin me Dabiqajn vendimtar

FFK Superliga

Drita i kthehet fitores, duke fituar derbin me Dabiqajn vendimtar

22/09/24 @ 18:51

11-SHET

Formacionet zyrtare: Malisheva - Gjilani

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Malisheva - Gjilani

22/09/24 @ 13:51


 
Të gjitha lajmet nga