DEMOLIM

5-she nga Haaland, City në çerekfinale duke demoluar Leipzigun
14 March, 2023 @22:59
Performancë briliante e Manchester Cityt, ndërsa Erling Haaland ka shënuar pesë gola, për të demoluar Leipzigun dhe për të siguruar çerekfinalet e Ligës së Kampionëve 2022/23.
Ndeshja e parë në Gjermani kishte përfunduar me barazim 1-1, ndërsa sonte ekipi i Pep Guardiolës me 7-0 parakaloi shpejt e shpejt në tetëshen më të mirë të garës më të vlefshme evropiane.
Në momentet kur mendohej se Haaland u qetësua në formën e tij prej startit të stinorit që e kishte, ai tregoi edhe njëherë aftësitë e tij, për përfundimtaren 7-0 [Haaland 22p, 24, 45+2, 53, 57, Gundogan 49, De Bruyne 90+2].
Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes