LA LIGA

5-she n’kajmak Bilbaos
18 November, 2012 @14:53
Shumë më lehtë sesa që ka pritur edhe vetë, Real Madridi ka shënuar fitore të lehtë ndaj Athletic Bilbaos që assesi nuk po këndellet këtë stinor.
Djelmoshat e portugezit, Jose Mourinho, i kanë përcjellur baskët me një stuhi madrilene, duke i shënuar pesë herë në portë (një prej të cilave autogol).
Me këto tre pikë Real i është afruar Atletico Madridit në vendin e dytë dhe pret kiksin e radhës të tyre për t’iu afruar edhe më.
REZULTATI DHE GOLASHËNUESIT:
Real Madrid – Athletic Bilbao 5-1 (Aurtenetxe ag. 12, Ramos 30, Benzema 32, Ozil 56, Khedira 72 – Gomez 42)