Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - FERIZAJ

6 gola në Podujevë, Ferizaj befason Llapin

6 gola në Podujevë, Ferizaj befason Llapin


5 October, 2019 @16:36

Në ndeshjen e vetme të ditës në Superligë, Llapi është befasuar nga Ferizaji i Bekim Isufit në Podujevë!

Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 2-4 për mysafirët, të cilët kjo fitore i nxjerr nga zona e rrezikshme momentalisht, kurse Llapi me këtë humbje bën një hap prapa në luftën për titull.

Seria e golave u hap nga Përparim Livoreka, i cili shënoi për 0-1 pas një topi të ndalur mjeshtërisht në zonë (4’), ndërsa epërsia e mysafirëve u dyfishua nga goli i Zgjim Mustafës (32’), para se Mentor Zhdrella i vendasve të shënonte me ‘panenka’ nga pika e bardhë në minutën e 42’, për t’i dërguar skuadrat në pushim pranë rezultatit 1-2.

TABELA AKTUALE

Në prag të fillimit të pjesës së dytë, futbollistët e Ferizajit fillimisht nuk pranuan të futen në fushë me arsyetimin që pas pjesës së parë ishin sulmuar nga skuadra vendase në hyrje të zhveshtoreve, mirëpo më pas ata ndryshuan mendje dhe u kthyen për ta vazhduar pjesën e dytë

h

E më të filluar pjesa e dytë, Ferizaji e gjeti golin e tretë përmes Bunjamin Asanit, i cili shënoi për 1-3 nga distanca (46’). kurse goditjen e fundit Llapit ia dha Adenis Shala, duke shënuar për 1-4 në minutën e 68’ të përballjes. Më pas, e tëra çfarë bëri Llapi ishte një gol i shënuar në minutën e 84’ nga Behar Maliqi, gol që erdhi si pasojë e një shpërqëndrimi të portierit mysafir dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultatin 2-4.

Pak para fundit të ndeshjes, Mentor Zhdrella i vendasve me karton të kuq direkt (88’) dhe Alban Rexhepi i mysafirëve pas dy kartonëve të verdhë (90+3’) u përjashtuan nga loja, për t’i lënë skuadrat e tyre me nga 10 lojtarë në fushë në fund të ndeshjes.

Xhiron e ardhshme, Llapi e pret Trepçën ‘89, kurse Ferizaji Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga