Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CORONAVIRUS

7 persona me COVID-19 te KF Prishtina

GettyImages Stock Photos Screenshot

7 persona me COVID-19 te KF Prishtina


7 August, 2020 @11:28

Skuadra e Prishtinës ka bërë të ditur se ka marrë rezultatet e testeve të bëra për COVID-19 nga IKSHPK, ndërsa kanë dalë 7 persona pozitiv.

“Tre futbollistë dhe katër anëtarë të stafit të ekipit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19,” ka bërë të ditur klubi bardhekaltër, që fitoi Kupën e Kosovës duke e mposhtur Ballkanin në finale 1-0.

Emrat e personave nuk janë bërë të ditur, ndërsa klubi ka njoftuar se ata do të ritestohen pas pak ditësh.

Prishtina do të merr pjesë në parakualifikime për Europa League si fituese e Kupës së Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga