COPPA ITALIA - FINALJA
8 minutat e fundit, vendosin fituesin e Kupës
15 May, 2019 @22:50
Dueli i finales së Kupës së Italisë i zhvilluar sonte mes Atalantës dhe Lazios, ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit, që shënuan golat e fitores në 8 minutat e fundit të ndeshjes.
Ka qenë zëvendësuesi Sergej Milinkovic Savic që ka shënuar për 1-0 (82’) për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij, ndërsa Joaquin Correa ka kompletuar një kundërsulm special të biancocelestëve për triumf 2-0 (90’).
Te Atalanta për 90 minuta në fushë ka qenë Berat Xhimshiti, ndërsa Etrit Berisha mbeti si rezervë. Në anën tjetër te Lazio Thomas Strakosha ka qenë në portë gjatë gjithë ndeshjes, kurse Riza Durmishi ka qëndruar në bankë.
Ky është triumfi i shtatë i Lazios në Coppa Italia, që e çon skuadrën e Simone Inzaghit në TOP 3 skuadrat me më së shumti Kupa të fituara, pas Juventusit (13) dhe Romës (9).