TREPÇA '89 - ISTOGU

Foto: KF Istogu
‘89-shi mposhtet nga Istogu, humbja e parë sezonale
27 November, 2021 @15:06
Humbja e parë sezonale për Trepçën ‘89 ka ardhur në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor në Ligën e Parë.
Disfatën e parë mitrovicasve ia shkaktoi Istogu, që drejtohet nga Bekim Shotani, ish-trajneri i Trepçës ‘89. Istogu në fund ndeshjen e mbylli me fitore 1-2.
Istogu shënoi në rastin e parë që e pati. Në minutën e tretë, ishte Erjon Qeta ai që shënoi në portën e mitrovicasve, për 0-1 të Istogut. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Fitorja e “troftave” u vulos në minutën e 79’, kur Granit Arifaj realizoi për 0-2. Në minutën e 88’, mitrovicasit e ngushtuan disavantazhin në 1-2, përmes futbollistit Rilind Nimani, por nuk mund të bënin më tepër dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Istogut.
Përkundër humbjes sot, Trepça ‘89 do të dimërojë si lidere e Grupit A të Ligës së Parë, kurse Istogu e mbyll stinorin vjeshtor me 16 pikë të tubuara.