Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA

89-shit derbi, Lirisë pika

KK Mitrovicës

89-shit derbi, Lirisë pika


4 April, 2013 @18:31

Trepça 89 ka vazhduar me serinë e lojërave të mira, duke e mposhtur Trepçën sot 1-0 në derbin e qytetit të Mitrovicës. 

Stadiumi Riza Lushta ishte mbushur në ndeshjen ku ekipi i Gani Sejdiut, Trepça 89, dominoi në ndeshje si me posedim ashtu edhe me raste, derisa djali i tij, Florim Sejdiu, shënoi pas një asistimi nga lojtari më i mirë i vitit të kaluar, Shpëtim Idrizi. 

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot, Liria ka arritur të tregojë se nëse asgjë tjetër, talentët e saj i ka për çdo lëvdatë. 

Përkundër dështimit të kryesisë, djelmoshat nga qyteti i Prizrenit, me zemër e dëshirë kanë luajtur dhe kanë treguar forcën përballë Hajvalisë që është në pjesën e epërme të tabelës, duke mos u mposhtur. 

Kështu, djelmoshat e Skender Kaprës kanë arritur të nxjerrin edhe një pikë si ‘vendas’, përkundër forcës së Hajvalisë. 

Tabela aktuale.



RAIFFEISEN SUPERLIGA, SOT

Trepça - Trepça 89 0-1 Sejdiu 67'
Liria - Hajvalia 0-0

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga