CANA
Emocionet anash
4 April, 2013 @13:27
Takimi i parë çerekfinal ndërmjet Fenerbahçes dhe Lazios, ka ngjallur interesim të madh në Turqi për shkak se një futbollist i Lazios e njeh shumë mirë rivalin e sontëm. Ndërsa trajneri i tyre, një kohë ka udhëhequr një skuadër turke.
“Ky është moment i veçantë për mua, sepse unë u bëra tifoz i Galatasarayit si dhe lojtar i saj, mirëpo si profesionist duhet të lë emocionet në një anë dhe ta shikojë ndeshjes si punë e zakonshme,” ka thënë gjakovari Lorik Cana, në konferencën para ndeshjes. Cana para kalimit në Lazio, ka qenë pjesë e Galatasarayit, rivalit të përbetuar të Fenerbahçes.
Ndërsa trajneri boshnjak, Vladimir Petkovic, ka thënë se prej kohës kur ka qenë trajner i Samsunsporit, “Fenerbahçja ka pësuar ndryshime të mëdha dhe tani duken më cilësorë.”
Lazio ndeshet sonte me Fenerbahçen në kuadër të Europa League. Ndeshja fillon në ora 21:05 dhe luhet në stadiumin Sukru Saraçoglu të Stambollit.