TERIM
Referi u frikësua nga Reali
4 April, 2013 @11:37
Sipas Fatih Terimit, Galatasaray është dëmtuar për dy penallti në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve, ndaj Real Madridit.
Ai ka thënë se referi norvegjez i ndeshjes, Svein Oddvar Moen, ka qenë i frikësuar nga madhështia e madrilenëve dhe nuk e ka referuar asnjërën nga ato.
“Referi u frikësua nga emri i Real Madridit. Ai nuk është refer për këtë nivel ndeshjesh. Nëse nuk mund të shohësh lojën me dorë ose penalltinë, nuk duhet të jesh këtu. Çdokush thotë se ishte penallti, por referi jo,” ka thënë Terim.
Galatasaray u mposht nga Real Madridi mbrëmë në Santiago Bernabeu 3-0 dhe vetëm mrekullia mund t’i dërgojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.