DORTMUND
Gotze nuk ndezi sonte
3 April, 2013 @23:03
Mesfushori ofanziv i Borussia Dortmundit, Mario Gotze, ka mallkuar rastet e humbura në ndeshje ndaj Malagas sonte.
Në deklaratën e tij menjëherë pas ndeshjes, shtatshkurti Gotze ka thënë:
“Do t’i kisha ndihmuar shumë skuadrës sime po të shënoja njëherë nga të gjitha ato raste, por nuk arrita. Duhet të jemi të kënaqur me rezultatin dhe duhet të koncentrohemi në ndeshjen tjetër.”
Sonte ka përfunduar ndeshja e parë çerekfinale ndërmjet Malagas dhe Borussia Dortmundit me rezultat të barabartë 0-0.
Çdo gol i Malagas në ndeshjen tjetër do të jetë avantazh i madh për spanjollët, pasi që do të mund të kualifikohen me çfarëdo lloji të barazimit.