BERNABEU
Reali superior
3 April, 2013 @22:39
Një gol i shpejtë nga Cristiano Ronaldo ka paralajmëruar rënien e Galatasarayit sonte. Loja e shpejtë e Real Madridit ka qenë e pakapshme për mbrojtjen e dobët të turqëve, të cilët tentuan në pjesën e parë më shumë prej goditjeve nga largësia.
Karim Benzema ka ngritur epërsinë në minutën e 30-të të ndeshjes, ndërsa në minutën e 73-të pas një gjuajtjeje të lirë nga mesi i fushës i ekzekutuar nga Xabi Alonso, argjentinasi, Gonzalo Higuan, ka shënuar golin që ka sjellë rezultatin përfundimtar të takimit të parë çerekfinal ndërmjet këtyre dy skuadrave.
Ndeshja e radhës luhet në Stamboll pas gjashtë ditësh.
CHAMPIONS LEAGUE, SONTE:
Real Madrid - Galatasaray | 3-0 |