RIZA LUSHTA - MITROVICË

89’shi fantastik ndaj Dritës
28 February, 2016 @15:16
Skuadra e Trepçës’89 ka nisur në mënyrë ‘bombastike’ pjesën e dytë të stinorit në Superligë. Ata kanë shënuar fitore të thellë dhe bindëse ndaj Dritës sot në “Riza Lushta” 5-1.
Mirëpo, gjithçka nuk nisi më së miri për mitrovicasit, të cilët pas vetëm 5 minutave lojë panë veten në disavantazh, kur Elmedin Murati shënoi për ekipin mysafir 0-1, me një goditje nga 14 metra.
Sidoqoftë, mitrovicasit e drejtuar nga trajneri i ri Gani Sejdiu u rikthyen shpejtë në lojë, kur kapiteni Shpëtim Idrizi me një gol nga gjuajtja e lirë (17m) barazoi 1-1.
Dominimi i mitrovicasve vazhdoi pastaj gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa në pjesë të dytë Trepça’89 shënoi edhe katër herë, përmes Adeleke Akinyemit, penalltisë së Shpëtim Idrizit, Blerand Kurtishajt dhe rezervistit Papiqaj.
Video