PARA UDHËTIMIT

Synimi i Lirisë
27 February, 2016 @19:48
Stinorin pranveror, Liria e hap në Vushtrri, te ish kampioni i Kosovës dhe kërkon të kthehet nga atje me minimalisht një pikë.
Së paku kështu ka shkruar faqja zyrtare e klubit që ka bërë të ditur se ekipi është plotësisht gati për udhëtim në “Ferki Aliu” të Vushtrrisë nesër, ndërsa bardhezinjtë janë mobilizuar.
Edhe Vushtrria vendase, por edhe Liria mysafire kanë synim të njejtë këtë stinor, mbijetesën në Superligë.