DERBIMADRILENO

Foto: FOX Sports
Griezmann vendos derbin
27 February, 2016 @17:26
Me golin e shënuar nga francezi Antonie Griezmann në pjesën e dytë, Atletico ka fituar derbin e qytetit, i cili u zhvillua sot në Santiago Bernabeu.
Kjo fitore bën që Atletico të krijojë diferencë prej 4 pikësh me rivalin e qytetit, i cili pothuajse ka shuar tërësisht gjasat për titull. Me këtë fitore, Atletico Madrid bëhet skuadra e parë në histori që ka fituar 3 ndeshje radhazi në Santiago Bernabeu në kuadër të La Ligas, duke u bërë “macë e zezë” për “mbretërit” në sezonet e fundit.
Me gjasat për titull të shuara dhe me përjashtimin nga Copa Del Rey, synimi i vetëm i skuadrës së Zidane mbetet Champions League.