VOLKSWAGEN ARENA

Foto: FC Bayern Official
Bavarezët vazhdojnë drejt titullit
27 February, 2016 @17:05
Pas pjesës së parë pa gola, Bayerni ka shënuar 2 herë në pjesën e dytë përmes Comanit e Lewandowskit, për të mposhtur Wolfsburgun në javën e 23-të të Bundesligës gjermane. Ky ishte goli i 23-të i polakut Lewandowski në Bundesligë këtë sezon dhe tashmë ka 2 gola më shumë se përcjellësi i parë Aubameyang.
Kampioni në fuqi përveç 2 golave pati edhe disa raste të tjera për shënim, mirëpo rastet nuk munguan as tek skuadra vendase.
Me këtë fitore, Bayerni rrit distancën numerike të pikëve me Dortmundin dhe vazhdon rrugën drejt titullit.