TOVËRLANI PAS NDESHJESH

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
I pashmangshëm
27 February, 2016 @15:29
Trajneri i ri i Ferronikelit, Afrim Tovërlani ka debutuar në Superligë me barazim, ndërsa pas ndeshjes me Istogun ai ka thënë se ky rezultat ka qenë i pashmangshëm kur nuk konkretizohen rastet.
“Barazimi ka qenë i pashmangshëm, pasi që nuk kemi konkretizuar rastet edhe pse dominuam me lojë. Kështu e ka futbolli, tash të shohim çka do të bëjnë ekipet tjera kur të vinë në Istog. Për referim nuk dua të flas,” ka thënë ai pas ndeshjes për mikrofonin e Supersportit.
Ferronikeli është aktualisht lider i Superligës, mirëpo këtë mund ta humb që nesër nëse njëri nga ndjekësit arrin fitore.