Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

5 PËR VIKEND

Epshi i Van Gaalit

Epshi i Van Gaalit


Shkruan: Luan MORINA

27 February, 2016 @10:43

5 + 1 ndeshje këtë fundjavë. Dy nga La Liga, dy nga Premier Liga dhe nga një nën llupë prej Bundesligës e Series A. 

1. Barcelona – Sevilla (e diel, 8e30)

Titulli në Spanjë pothuajse është punë e kryer. Nuk është ndonjë diferencë e madhe, ama është diferencë e Barcelonës, dhe katalunasit nuk humbin 10 pikë në një kampionat si ai i Spanjës. Sevilla e Unai Emeryt është ndër të paktat që mund të befasojnë Barcelonën në ‘Camp Nou’. Forma e blaugranëve në dy ndeshjet e fundit nuk ishte sipëriore siç jemi mësuar ti shohim, që mund të jep pak shpresa për mysafirët.

2. Wolfsburg – Bayern (e shtunë, ora 3e30)

Wolfsburgu ka pasur kushtet për të sfiduar nëse jo Bayernin, së paku Dortmundin për pozitën e dytë në Bundesligë. Do të fajësoja ndryshimet e mëdha që i bën në skuadër në fund të afatit kalimtar që kanë mbetur larg dyshes së kreut. Bayerni një herë gjatë këtij sezoni, në fakt Lewandowski ka treguar dhëmbët. Nuk do të ishte e habitshme të përsëritej ai fat. Së paku të dyja bëjnë lojë të hapur pa frikë për të sulmuar e shënuar.

3. Real Madrid – Atletico (e shtunë, ora 4)

Derbi i qytetit që mund të përfundoj edhe pa gola. Zidane i nevojitet kohë pë të formësuar skuadrën e tij, e Simeones i nevojitet një sulmues i hajrit. Torres nuk është ai i duhuri, sidomos jo nëse lihet i vetëm në sulm përkrah një sulmuesi në hije si Griezzman. Është një formacion pak klasik për këto kohëra, dhe ndoshta kjo është arsyeja pse nuk po shënojnë aq shumë. 

4. Manchester Utd – Arsenal (e diel, ora 3e5)

Filozofia e Van Gaalit nuk është e duhura për Unitedin. Por, tashti ka shtuar ‘epshin’ dhe shënuan pesë gola kundër danezëve që nuk është kushedi sa shumë për tu lavdëruar. Edhe pse me pjesën më të madhe të skuadrës me të rinj, fitorja ndaj Midtjylland nuk mund të ngre lart shpresat dhe pritjet për ‘djajtë’. Jo ndaj Arsenalit të cilët duhet të këndellen pas asaj shfaqjeje ndoshta edhe turpëruese ndaj Barcelonës në fazën e sulmit. Sigurisht nuk do të ketë 8she. Jo me Van Gaalin dhe Giroud.

5. Juventus – Inter (e diel, ora 15n9)

Allegri dhe Mancini – dy ekspertët e futbollit defanziv. Dy frikacakë që din të mbrohen edhe nga hija e tyre, por jo në stilin e ‘Lucky Luke’. Janë trajnerë që kanë fituar tituj të Serie A, kanë arritur finale të Champions, e edhe kanë fituar tituj të Premier League, ama nuk më pëlqen loja defanzive që praktikojnë. Allegri guxon të sulmoj ndaj skuadrave inferiore – në këtë rast Interi, ose kur ka humbur gjithçka – si kundër Bayernit. Njëjtë edhe Mancini i cili në pjesën e parë të sezonit ka pasur fatin të ketë ndoshta mbrojtjen ma të mirë në Serie A. Do të ishim fatlum sikur të shihni 2 gola. Gjithçka më shumë është bonus. 

+ Liverpool – Manchester City (e diel, ora 5)

Finalja e Carling Cup ka më shumë rëndësi për Klopp se sa për Pellegrinin. Ky i fundit dëshiron të bëj diçka të mrekullueshme para se të ikën – finalja e Ligës së Kampionëve dhe titulli  Premier League. Injorimi i FA Cup mund të mos përsëritet pasi kanë arritur në finale, dhe 90 minuta larg një titulli nuk është diçka për të hedhur peshqirin e bardhë. Prandaj nuk besoj që City do të futet në lojë me të njëjtën filozofi si kundër Chelseat. Ngjashëm edhe Klopp do të jetë më se i ngazëllyer për këtë ndeshje. Titulli është titull, qoftë edhe vetëm një Carling Cup. 


FILLON SUPERLIGA

A do nis këndellja e Istogut?

FFK Superliga

A do nis këndellja e Istogut?

27/02/16 @ 09:55

GIANNI INFANTINO

FIFA zgjedh kryetarin

International

FIFA zgjedh kryetarin

26/02/16 @ 18:20

PËRFORCIM NË KLUB

Isufi te Ferronikeli

FFK Superliga/Transfere

Isufi te Ferronikeli

26/02/16 @ 14:29

KUPA E KOSOVËS - SHORTI

Prishtina në gj’finale, shorti është ky

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Prishtina në gj’finale, shorti është ky

26/02/16 @ 14:11

MEDIA TALK

Albion Rrahmani drejt Rumanisë!

FFK Superliga/International/Transfere

Albion Rrahmani drejt Rumanisë!

31/07/23 @ 12:24

MILAN E LIRON PËR PAK PARA

Ante Rebic arrin në Stamboll për tu bërë pjesë e Besiktasit

Serie A/International/Transfere

Ante Rebic arrin në Stamboll për tu bërë pjesë e Besiktasit

30/07/23 @ 19:59

GALATASARAY ZYRTARIZON BLERJEN E ICARDIT

Galata arrin marrëveshje me PSG, zyrtarizon Icardin

Ligue 1/International/Transfere

Galata arrin marrëveshje me PSG, zyrtarizon Icardin

30/07/23 @ 14:01

MLS

Sot, dygolësh dhe një asist nga Messi për Inter Miamin

International

Sot, dygolësh dhe një asist nga Messi për Inter Miamin

26/07/23 @ 08:53

FIDAN ALITI NË TURQI

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

25/07/23 @ 11:58

PRIZREN

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

FFK Superliga/International/Transfere

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

22/07/23 @ 19:15

RUSI

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

International/Sportistë shqiptarë në botë

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

22/07/23 @ 16:58

DIREKT ONLINE

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

Conference League/FFK Superliga/International

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

20/07/23 @ 12:55

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18


 
Të gjitha lajmet nga International