TE PRISHTINA

Kelmendi dhe Krasniqi/ Foto: prishtinafc.com
Kthehet dyshja
27 February, 2016 @16:41
Endrit Krasniqi dhe Shend Kelmendi i janë bashkuar skuadrës së Prishtinës në stërvitje tashmë.
Derisa Krasniqi, ka disa ditë që iu ka bashkëngjitur skuadrës në seanca stërvitore, edhe pse i ndarë veçmas, Shend Kelmendi, pas terapive të përfunduara, nga dita e hënë i kthehet punës për rikuperimin final dhe kthimin në fushën e gjelbër, ka shkruar faqja zyrtare e bardhëkaltërve sot.
Prishtina nesër zhvillon ndeshjen e parë të stinorit pranveror ndaj Hajvalisë.