FITORE E MADHE

Kukësi poker Flamurtarit
27 February, 2016 @16:28
Skuadra verilindore, Kukësi, ka shkëlqyer me lojë dhe këtë e ka kurorëzuar edhe me gola sot në ndeshje ndaj Flamurtarit të Vlorës.
Të drejtuar nga Klodian Duro, verilindorët kanë qenë të pamëshirshëm ndaj vlonjatëve, ndërsa përforcimi i janarit Izair Emini ka vazhduar me gola, duke e hapur serinë e sotme.
Më pas Edon Hasani ka shënuar dy herë dhe në fund, fitoren e ka vulosur braziliani Erik Flores për tre pikë të arta.
Krejt kjo fitore e Kukësit u bë e lehtë kur Kushtrim Lushtaku i Flamurtarit morri kartonin e kuq heret në ndeshje, pas së cilës ndërruan forcat në terren dhe më nuk kishte probleme për kukësianët.
Të gjitha ndeshjet tjera të zhvilluara sot kanë përfunduar pa gola, 0-0.