DERBI I HOLANDEZËVE

Foto: Premier League Official
I pamposhturi Hiddink
27 February, 2016 @17:15
Në ndeshjen e zhvilluar ndërmjet dy teknikëve holandezë, Hiddinkut e Koemanit, fitues doli ky i pari. Kjo fitore e vazhdon serinë e shkëlqyeshme të teknikut Guus Hiddink, i cili nuk ka asnjë humbje në kuadër të Premier Leagues që nga emërimi i tij në muajin dhjetor.
Përkundër disavantazhit në pjesën e parë, Chelsea nuk u dorëzua dhe shënoi 2 herë përmes Fabregasit e Ivanoviçit, për të mposhtur Southamptonin në St.Mary’s Stadium. Golin e vetëm për vendasit e shënoi irlandezi Shane Long në fund të pjesës së parë.
Megjithatë, kjo fitore e mban Chelsean ende larg pozitave që dërgojnë në Evropë dhe synimi kryesor i londinezëve mbetet Kupa FA.