LEICESTER CITY

Foto: Premier League Official
Ëndrra vazhdon
27 February, 2016 @17:16
Kur të gjithë menduan se Leicesteri do të gabonte në shtëpi, në skenë doli sulmuesi Leonardo Ulloa, i cili shënoi dhe i dhuroi skuadrës së tij 3 pikë tejet të vlefshme në garën për titull.
Leicesteri vuajti për të gjetur golin gjatë gjithë takimit por gjithçka u mbyll me sukses në fund, duke bërë që ëndrra për titull të jetojë ende, me 11 xhiro të mbetura deri në fund.
Me këtë fitore, Leicesteri e ruan kreun e klasifikimit dhe ka 5 pikë më shumë se Tottenhami i vendit të dytë.