Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HAPET XHIROJA

89’shi kërkon edhe një fitore

Foto: kf-istogu.com

89’shi kërkon edhe një fitore


3 November, 2015 @10:36

Ndeshja e vetme e Superligës që zhvillohet sot është ajo ndërmjet Trepçës’89 dhe Llapit. 

Ekipi mitrovicas kërkon që të vazhdojë stinorin e nisur mirë me edhe një fitore ndaj Llapit, siç kishte bërë në xhiron e dytë kur u takuan për herë të parë këto dy skuadra. 

Llapi kishte humbur 1-2 nga Trepça’89 në përballjen e parë të stinorit, kur pas avancimit të mitrovicasve me golin e Pleurat Hajdinit, kishte barazuar Enis Zabërxha në 1-1, por Mërgim Pefqeli i kishte dhënë fitoren ekipit të Arsim Thaçit. 

Trepça’89 hyn në këtë ndeshje pas fitores ndaj Istogut si mysafir, ndërsa Llapi futet në përballje pas dy fitoreve radhazi të shënuara ndaj Besës dhe Vushtrrisë me rezultat identik, 1-0. 

TABELA AKTUALE

Mitrovicasit janë në pozitë të dytë me 23 pikë të mbledhura nga 12 xhirot e deritashme, ndërsa llapjanët kanë 20. 


 
Të gjitha lajmet nga