Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

POZHARAN - PËRFORCIMET PËR MBIJETESË

9 përforcime te Vllaznia

Pamje nga arkivi/ truemedia

9 përforcime te Vllaznia


2 February, 2023 @16:38

Skuadra e Vllaznisë së Pozharanit ka bërë të ditur sot se ka arritur marrëveshje me nëntë lojtarë të rinj, ndërsa ka prezantuar secilin prej tyre sot në një njoftim.

Pos përforcimeve, Vllaznia ka bërë të ditur se edhe tre lojtarë të skuadrës së të rinjve i janë bashkuar ekipit të parë të tyre.

Daniel Tette @ Vllaznia

PËRFORCIMET E VLLAZNISË:

Daniel Tette, nga Trepça’89
Jurgen Gjini, nga Vëllaznimi
Erblir Avdiu, nga Flamurtari
Zgjim Mustafa, nga A&N
Amar Meliqi, nga Shkupi
Ahmet Regjepi, nga Belasica
Fatlum Leka, nga Gjilani
Endrit Muqa, nga Vjosa
Leonit Gashi, nga Arbëria.

NGRITJET NGA SHKOLLA NË EKIP TË PARË:

Eugen Ramadani,
Albutrint Halabaku
Enis Zuka.

Përndryshe, Vllaznia që u drejtua nga Sallah Sherifi gjatë pjesës vjeshtore të stinorit në Ligën e Parë Grupi B, ka përfunduar në pozitë të fundit, me 10 pikë nga 14 ndedshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë