Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ESTONIA - KOSOVA

Kosova e pafuqishme ndaj Estonisë

Foto: FBK

Kosova e pafuqishme ndaj Estonisë


9 August, 2017 @19:13

Pas fitores ndaj Maqedonisë, Kosova është mposhtur në ndeshjen e dytë të grupit, ndeshje kjo që u zhvillua në Talin të Estonisë.

Të udhëhequr nga Erjon Kastrati, Kosova e filloi mirë takimin duke krijuar një epërsi 0-7, ndërsa pikët e para të Estonisë erdhen pas 3 minutave lojë. Më pas, Estonia e mori veten dhe çerekun e parë e mbylli me epërsi 17-15, derisa kjo ndodhi kryesisht falë saktësisë së lartë të estonezëve nga gjuajtjet për tri pikë.

Në çerekun e dytë, Estonia dominoi edhe më tepër, duke aplikuar mbrojtje tejet të mirë dhe sulm efektiv përmes gjuajtjeve të sakta nga loja. Me Dardan Berishën që nuk ishte në formën më të mirë dhe pjesën e parë e mbylli me vetëm 3 pikë të shënuara, lideri i Kosovës pas pjesës së parë ishte Erjon Kastrati me 11 pikë, mirëpo shumë pak i ndihmuar nga bashkëlojtarët, Kastrati ishte i pafuqishëm që ta ndal hovin e estonezëve dhe pjesa e parë u mbyll me 11 pikë disavantazh për Kosovën, 40-29.

SHIKO: ORARI I NDESHJEVE TË KOSOVËS DHE GRUPET

Në çerekun e tretë, Estonia vazhdoi me lojë të njëjtë, akcione të zgjatura e të menduara mirë, për ta rritur edhe më tej epërsinë, e në anën tjetër Kosova nuk dha shenja për ndonjë rikthim të mundshëm. Pas 30 minutave, rezultati në semafor shënonte 60-41.

E çereku i fundit u zhvillua vetëm sa për statistika, me epërsinë e Estonisë që ishte e pamundur të përmbysej nga Kosova, e cila në këtë çerek shënoi vetëm 9 pikë. Kështu, ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 76-50.

Më të dalluarit te Estonia ishin Hallik me 15 pikë dhe Sokk me 14 pikë. Te Kosova u veçuan Erjon Kastrati me 11 pikë (asnjë në pjesën e dytë), derisa 9 pikë shtoi edhe Drilon Hajrizi.

Duhet përmendur që faktor kryesor në humbjen e Kosovës ishin gjuajtjet e dobët nga loja. Përfaqësuesja e Kosovës gjuajti nën 32% si nga gjuajtjet për 2 pikë, ashtu edhe ato për 3 pikë.

Ndeshjen e tretë Kosova e luan në Shkup më 12 gusht ndaj Maqedonisë, takim i cili mund të jetë vendimtar në kalimin e grupit, kur dihet që një fitore e mundshme në atë takim ia siguron Kosovës automatikisht plasmanin në kualifikimet drejt Botërorit të Kinës.

 



Estonia

1 Reinar Hallik (22:13) 15 pikë 3 kërcime 4 asistime
2 Sten Stokk (26:58) 14 pikë 2 kërcime 3 asistime
3 Rain Veideman (35:46) 12 pikë 4 kërcime 2 asistime
4 Janar Talts (21:58) 10 pikë 6 kërcime 1 asistim
5 Erik Keedus (18:34 10 pikë 4 kërcime -
6 Kristjan Kengur (29:25) 6 pikë 5 kërcime 8 asistime
7 Jaan Puidet (24:15) 6 pikë 6 kërcime 4 asistime
8 Rait Laane (13:00) 3 pikë 1 kërcim -
9 Martin Paasoja (05:37) 0 pikë - 1 asistim
10 Kregor Hermet (02:12) 0 pikë - -
11 Janari Joesaar - - -


Kosova

1 Erjon Kastrati (31:49) 11 pikë 4 kërcime 1 asistim
2 Drilon Hajrizi (22:18) 9 pikë 4 kërcime 2 asistime
3 Dardan Berisha (29:18) 8 pikë 1 kërcim 4 asistime
4 Gëzim Morina (22:00) 7 pikë 4 kërcime -
5 Fisnik Rugova (20:41) 7 pikë 1 kërcim 1 asistim
6 Alban Veseli (18:00) 4 pikë 6 kërcime 1 asistim
7 Lis Shoshi (19:18) 2 pikë 5 kërcime -
8 Arti Hajdari (03:02) 2 pikë - -
9 Jaren Sina (11:15) 0 pikë 2 kërcime 2 asistime
10 Granit Rugova (07:49) 0 pikë 2 kërcime -
11 Leonard Mekaj (14:28) 0 pikë 2 kërcime
12 Ergin Grosha - - -

LIVE: ESTONIA - KOSOVA

Pas 20 minutave, Estonia në epërsi dyshifrore

Përfaqësuesja/Kina 2019

Pas 20 minutave, Estonia në epërsi dyshifrore

09/08/17 @ 18:14

ESTONIA - KOSOVA

Kosova e pafuqishme ndaj Estonisë

Përfaqësuesja/Kina 2019

Kosova e pafuqishme ndaj Estonisë

09/08/17 @ 19:13

FIBAWC

Pesëshet e para: Estonia - Kosova

Përfaqësuesja/International/Kina 2019

Pesëshet e para: Estonia - Kosova

09/08/17 @ 17:25

TRANSMETIMI

Livestream: Estonia - Kosova

Përfaqësuesja/International/Kina 2019

Livestream: Estonia - Kosova

09/08/17 @ 16:46

PREJ NCAA

Amerikani i radhës te Prishtina, Wayne Martin

FBK Superliga/International/Transfere

Amerikani i radhës te Prishtina, Wayne Martin

09/08/17 @ 13:21

STEPHEN CURRY

Curry: Asgjë personale me Jamesin

NBA

Curry: Asgjë personale me Jamesin

09/08/17 @ 11:05

FIBA

Mosrespektimi i himnit, gjobitet Kosova

Përfaqësuesja/International/Kina 2019

Mosrespektimi i himnit, gjobitet Kosova

09/08/17 @ 10:48

ISAIAH THOMAS

Thomas: Meritoj kontratë maksimale

NBA

Thomas: Meritoj kontratë maksimale

09/08/17 @ 09:34

REPREZENTACIONI

Kosova me ngritje të madhe në FIBA renditje

Përfaqësuesja/Kina 2019

Kosova me ngritje të madhe në FIBA renditje

19/09/19 @ 12:38

KINA 2019

Spanja shpallet kampione e Botës!

International/Kina 2019

Spanja shpallet kampione e Botës!

15/09/19 @ 19:22

FRANCA - AUSTRALIA

Rikthim në pjesën e dytë, Franca e bronztë

Kina 2019

Rikthim në pjesën e dytë, Franca e bronztë

15/09/19 @ 11:54

ARGJENTINA - FRANCA

Argjentina gjunjëzon Francën, në finale me Spanjën

Kina 2019

Argjentina gjunjëzon Francën, në finale me Spanjën

13/09/19 @ 16:15

SPANJA - AUSTRALIA

Pas 2 vazhdimeve, Spanja në finale

Kina 2019

Pas 2 vazhdimeve, Spanja në finale

13/09/19 @ 12:35

GJYSMËFINALET

Kur luhen gjysmëfinalet e Botërorit Kina 2019

Kina 2019

Kur luhen gjysmëfinalet e Botërorit Kina 2019

12/09/19 @ 23:09

SERBIA - SHBA

Erdhën si favorit, mbetën jashtë TOP 5-shes

Kina 2019

Erdhën si favorit, mbetën jashtë TOP 5-shes

12/09/19 @ 15:33

AUSTRALIA - ÇEKIA

Historike, “kengurët” në gjysmëfinale

Kina 2019

Historike, “kengurët” në gjysmëfinale

11/09/19 @ 16:42

SHBA - FRANCA

Përfundon dominimi i SHBA-së, Franca në gjysmëfinale

Kina 2019

Përfundon dominimi i SHBA-së, Franca në gjysmëfinale

11/09/19 @ 15:07

KINA 2019

Gjysmëfinalistja e dytë, Spanja

Kina 2019

Gjysmëfinalistja e dytë, Spanja

10/09/19 @ 16:53


 
Të gjitha lajmet nga Kina 2019