VALON BERISHA
A do të luaj Berisha për Kosovën?
20 May, 2016 @13:15
Futbollisti kosovar që luan për përfaqësuesen norvegjeze, Valon Berisha, në një prononcim të tijin për Telegrafin sot ka bërë të ditur se koha do të vendos nëse ai do të luaj apo jo për Kosovën.
“Koha më së miri do të tregojë nëse një gjë e tillë do të ndodhë. Por ende nuk është çdo gjë e qartë për lojtarët që luajmë në përfaqësueset tjera. Nuk dihet a do të na lejojë FIFA të luajmë për Kosovën apo jo”, ka thënë Berisha për portalin në fjalë sot.
Berisha 23 vjeç është mesfushor, ndërsa ka fituar titullin e kampionit me ekipin e Salzburgut këtë stinor, ku ka kontribuuar me 5 gola e 9 asistime.