FRANCESCO TOTTI
Legjenda mbetet
19 May, 2016 @23:05
Mediaset Premium ka raportuar sonte se Francesco Totti do të vazhdojë kontratën edhe për një stinor me Romën. Sipas njoftimit, Totti është duke diskutuar për finalizimin e kontratës së re me klubin, që parasheh edhe disa të drejta për marketing, ndërsa lajmërimi zyrtar pritet të bëhet në fund të këtij muaji.
Totti, që është legjendë e ekipit, do të mbush të 40-tat në shtator të këtij viti dhe nuk e ka ndërmend ende të var këpucët në gozhdë.