SHQIPTARI
Tarashaj vazhdon me Nike
19 May, 2016 @13:56
Futbollisti i Evertonit, Shani Tarashaj, përmes një njoftimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se ka vazhduar kontratën e tij me kompaninë e veshëmbathjeve sportive, Nike.
“Jam i lumtur që jam pjesë e Nike,” ka shkruar ndër të tjera Tarashaj, që është me origjinë nga Prizreni.
Ai është ftuar edhe nga përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic, për në EURO 2016 ditë më parë.