SKËNDERBEU
Pensionohet kapiteni
18 May, 2016 @20:45
Pas fitimit të titullit të gjashtë radhazi, vjen një lajm i hidhur për skuadrën e Skënderbeut.
Kapiteni Bledi Shkëmbi i ka dhënë fund karrierës së tij dhe nga sezoni tjetër kampioni i Shqipërisë do të ketë një kapiten të ri.
Pensionimi i Shkëmbit është përcjellur me duartrokitje dhe ovacione nga fansat korçarë, pasi që lojtari në fjalë ishte idhulli i tyre për shumë vite me radhë.
Shkëmbi aktualisht është 36 vjeçar dhe përveç ekipeve shqiptare ka luajtur edhe jashtë vendit si në Ethnikos të Greqisë, Rijekë të Kroacisë, Metalurg e Kryvbas të Ukrainës.
Ai ka regjistruar edhe 14 paraqitje me kombëtaren shqiptare gjatë viteve 2001-2006.