SHQIPËRI
Skënderbeu rishpallet kampion
18 May, 2016 @19:34
Skuadra nga Korça, Skënderbeu, ka është shpallur për herë të gjashtë rresht kampion i Shqipërisë.
Korçarët arritën ta festojnë titullin pas fitores së sotme ndaj Flamurtarit të Vlorës, të cilin e mposhtën me rezultat 0-2.
Golat e fitores erdhën nga kosovari Liridon Latifi (8’) dhe sulmuesi Sebino Plaku (51’).
Arritja e titullit të gjashtë me radhë është rekord i këtij lloji në elitën e futbollit shqiptar.