KUPA E KOSOVËS
Drita i revanshohet ‘89-shit, shkon në finale
18 May, 2016 @17:52
Pas Prishtinës, është mësuar edhe skuadra e dytë finaliste e Kupës së Kosovës.
Rivali i bardhekaltërve për ta fituar kupën e dytë më të cmueshme në vend do të jetë ekipi i Dritës, i cili arriti t’i revanshohet Trepçës ‘89, nga e cila ishte mposhtur me rezultat minimal në ndeshjen e parë.
Në të vërtetë gjilanasve iu deshën lojë shtesë për ta siguruar finalen, pasi pjesa e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat identik 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Shqiprim Kelmendi në minutën 27’ nga pika e bardhë.
Ndërsa në vazhdime petkun e heroi e veshi numri 10 i Dritës, Xhevdet Shabani, shënoi në minutën 94’, derisa Almedin Murati pas një kundërsulmi ia vuri pikën çështjes se kush do të jetë finalist nga kjo përballje.