Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI

A ka prishje të raportit mes Blend Baftiut dhe trajnerit Shkëmbi?

A ka prishje të raportit mes Blend Baftiut dhe trajnerit Shkëmbi?


10 April, 2021 @18:00

Kohëve të fundit është përflitur shumë emri i Blendi Baftiut dhe trajnerit Bledi Shkëmbi te skuadra e Ballkanit, ku është spekuluar për prishje të raportit mes tyre.

Këto spekulime janë rritur edhe më shumë për shkak se futbollisti ka munguar në stërvitjet e fundit të Ballkanit.

Por një gjë të tillë e ka kundërshtuar vet trajneri Shkëmbi, i cili e ka sqaruar situatën në deklaratën e tij pas ndeshjes me Besën.

“Këtë javë Baftiu nuk është stërvitur me ekipin sepse ka një helmim. Unë nuk e di çka flitet jashtë, por raportet me Baftiun nuk i kam prishur asnjëherë, e as me ndonjë tjetër futbollist. Unë jam trajner, kam ardhur ta bëj punën dhe nuk ka pasur asnjë përçarje me të. Me që u përmend, i uroj Baftiut shërim sa më të shpejt”, ka thënë Shkëmbi.

Baftiu sivjet ka shënuar 4 gola me skuadrën e tij në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga