DUELET E ORËS 21:00
Abraham siguron ç‘finalen për Romën, Feyenoord bindës
17 March, 2022 @23:04
Roma ka siguruar çerekfinalen e Conference Ligës, duke arritur një barazim ndaj Vitesses holandeze në fund të ndeshjes falë golit të anglezit Tammy Abraham.
Ndeshjen e parë në Holandë e kishte fituar Roma 0-1, ndërsa sonte me golin e Abrahamit në minutën e 90, Roma iu shmang vazhdimeve për të shkuar tutje në garë me 1-1 përfundimtare [Abraham 90 - Wittek 62].
Te Vitesse për 90 minuta në fushë ka qenë reprezentuesi i Kosovës, Toni Domgjoni, që ka pasur një paraqitje solide në mesfushën e skuadrës, ndërsa pritet që të ftohet nga Alain Giresse për ndeshjet e fundmarsit për Kosovën.
-
PAOK-u grek ka eliminuar Gentin belg, duke fituar jashtë, 1-2 [Depoitre 40 - Crespo 20, Augusto 77] dhe me rezultat të përgjithsëm 3-1 shkon tutje.
-
Slavia e Pragës u mposht nga austriakët e LASK 4-3, por fitorja e tyre 4-1 në ndeshjen e parë, iu dha qetësi në ndeshje për të shkuar tutje.
-
Skuadra tjetër që ka siguruar cerekfinalen është Feyenoord, që në kuadër të kualifikimeve për garën kishte eliminuar Dritën e Gjilanit. Ata fituan Partizanin serb në të dyja ndeshjet, sonte 3-1, dhe me rezultat të përgjithshëm 8-3 shkuan tutje.