Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BUNDESLIGË

Abrashi mposht Rashicën, 45 minuta për Mavrajn

Foto: SH.TH

Abrashi mposht Rashicën, 45 minuta për Mavrajn


17 February, 2018 @17:20

Me fitoren e Freiburgut u mbyll dueli mes dy shqiptarëve në Bundesligë.

Freiburgu i Amir Abrashit fitoi 1-0 përballë Werder Bremenit, ndërsa goli i vetëm i duelit u shënua nga Petersen në pjesën e parë.

Abrashi ishte startues për skuadrën vendase dhe luajti për 90 minuta, ndër të cilat e mori një karton të verdhë, ndërsa Rashica në anën tjetër u inkuadrua në lojë në minutën e 74’.

TABELA AKTUALE BUNDESLIGA

Në takimet e tjera të orës 15:30Bundesligë, Mavraj luajti 45 minuta në humbjen e Hamburgut nga Leverkuseni, Bayerni fitoi 1-2 në udhëtim te Wolfsburgu, derisa Kolni barazoi 1-1 me Hannoverin në shtëpi.


 
Të gjitha lajmet nga