TË DIELËN

Rikthehet Superliga
16 February, 2018 @14:34
Të dielën fillon stinori pranveror në Vala Superligën e Kosovës në futboll, ku do të zhvillohen pesë ndeshje, derisa të hënën do të luhet një ndeshje.
Skuadra kryesuese në renditje, Llapi do të jetë mysafire e Prishtinës, që zë pozitën e dytë, në një ndeshje e cila mund të bëjë ndërrim të liderit pas kësaj jave.
SHIKO: NDESHJET E XHIROS DHE REZULTATET E DERITASHME
Me kërshëri pritet të madhe pritet edhe sfida ndërmjet Dritës dhe Feronikelit, skuadra këto të renditura në pozitat 3 dhe 4 në renditje, por joshëse dhe me interes janë edhe ballafaqimet tjera, ku secila prej skuadrave synon ta nis stinorin pranveror me këmbë të mbarë.
E diel, 18 shkurt
Drenica – Besa
Liria – Vllaznia
Prishtina – Llapi
Trepça’89 – Vëllaznimi
Drita – Feronikeli
E hënë, 19 shkurt
Flamurtari – Gjilani
Ndeshjet fillojnë në orën 12:30.