SHORTI I KUPËS

Cili ekip do të shkojë direkt në gj’finale?!
16 February, 2018 @9:35
Pas ndeshjeve të zhvilluara të mërkurën, ku shtatë skuadra siguruan fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës, sot me fillim në ora 14:00 do të mbahet shorti i ndeshjeve çerekfinale.
Mirëpo, pasi që janë shtatë skuadra, atëherë mund të përcaktohen vetëm tre çifte çerekfinale të Kupës. E një ekip, do të ketë fatin që të shkojë direkt në gjysmëfinale të Kupës.
Drenica, Drita, Gjilani, Llapi, Prishtina, Vëllaznimi dhe Vushtrria - do të jenë emrat e ekipeve të shkruara në ‘kinder vezët’ e Federatës, kurse njëra do të ecë direkt në gjysmëfinale.
Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës zhvillohen njejtë sikurse ato të së tetës. Një ndeshje, derisa të përcaktohet fituesi dhe arrihet kualifikimi.