KUPA E KOSOVËS: VEL-RAH

Gashi e Vula kujdesen për çerekfinale
14 February, 2018 @22:25
Në mot të ftohtë dhe në terren me borë, Vëllaznimi ka arritur që të sigurojë çerekfinalen e Kupës së Kosovës, duke e eliminuar Rahovecin 3-1.
Kanë qenë sulmuesit Egzon Gashi me dy dhe Lekë Vula me një gol tjetër që kanë shënuar për fitoren e kuqezinjëve të Gjakovës, sot në stadiumin e qytetit.
Vëllaznimi njejtë, edhe në përballjen para kësaj të Kupës, kishte shënuar tre herë, duke e eliminuar Beharin.
Të premten me fillim në ora 14:00, kur tërhiqet shorti i çerekfinales, Vëllaznimi do të kuptojë rivalin e radhës në Kupë.