KUPA E KOSOVËS: BAL-GJI

Foto: KF Gjilani
Përforcimi Hajdini kualifikoi Gjilanin
14 February, 2018 @21:07
U fut në ndeshje si zëvendësues nga trajneri Arbnor Morina dhe në minutën e fundit të vazhdimeve vendosi fatin e takimit. Borozani.com
Pleurat Hajdini, përforcimi dimëror i Gjilanit ka gëzuar një numër të madh skifterash që udhëtuan sot nga Gjilani për në Suharekë, ku ekipi i tyre eliminoi Ballkanin nga Kupa e Kosovës, 0-1.
Ndeshja në kohë të rregullt përfundoi 0-0 dhe kështu shkonte edhe pjesa e vazhdimeve, derisa Hajdini reagoi mirë nga afërsia për fitore.
“Me rëndësi për ne ka qenë të mos bëjmë gabimin e herës së kaluar në Kupë dhe këtë e realizuam në mënyrë më të mirë të mundshme, të këndshme,” ka thënë Arbnor Morina trajner i Gjilanit pas kualifikimit të ekipit të tij.