KUPA E KOSOVËS: PRI-KOS

Fotot: fcprishtina.com
5 golashënues për 5-0
14 February, 2018 @20:49
Tre gola në pjesë të parë dhe dy të tjera në pjesë të dytë të shënuar nga pesë lojtarë të ndryshëm të Prishtinës sot në përballjen e Kupës ndaj Kosovës së Prishtinës, treguan që bardhekaltërit në cilësinë e vendasit nuk kishin problem për të arritur çerekfinalen. Borozani.com
Djelmoshat e drejtuar nga Mirel Josa pa problem kaluan pengesën e së tetës së finales, ashtu si pritej, ndërsa ekipi i drejtuar nga Naim Pefqeli nëse asgjë, tregoi se mund të luftojë në disa raste me ekipet e forta të Superligës.
Për Prishtinën ka debutuar Jamal Arago, duke u futur në pjesë të dytë në vend të Debatik Currit, njejtë sikurse Shqiprim Taipi që luajti 90 minuta.
Drasko Bozovic, Ahmed Januzi dhe Debatik Curri shënuan në pjesë të parë, ndërsa dyshja afrikane, Gauthier Mankenda dhe Basit Khalid në pjesë të dytë për përfundimtaren 5-0.