BASEL - CITY

Fotot: uefa.com
Ndeshja e kthimit ‘për sy e faqe’
13 February, 2018 @22:24
Lideri i Premier Ligës, Manchester City, ka shkelur Baselin në Zvicër sonte, duke e mposhtur me rezultat të thellë, 0-4.
Ekipi i Josep Guardiolës ka vazhduar formën e shkëlqyeshme nga Premier Liga edhe në nismë të pjesës pranverore të Ligës së Kampionëve, duke shënuar tre herë brenda 23 minutave të para të ndeshjes për t’i dhënë fund shpresave të Taulant Xhakës me shokë që në përballjen e parë të së tetës së finales së kësaj gare.
Ndeshja e kthimit ndërmjet Cityt dhe Baselit zhvillohet në Manchester më 7 mars, kur zyrtarisht do të përcaktohet çerekfinalisti nga kjo përballje.